Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

“Është koha për të rinjtë”, shkruan kryeministri.

Teksa na ndajnë 41 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama përmes një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e të rinjve të cilët përfitojnë shërbime falas ose të reduktuara përmes kartës së studentit.

Më pas ai ka faktuar se 55 mijë studentë përfitojnë sot shërbime falas, ose të reduktuara përmes kartës së studentit, duke e krahasuar edhe me vitin 2013 që numri ka qenë 0.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan Rama në fund.