
Kreu i PD, Sali Berisha gjatë një vizite në disa biznese në tregun industrial, u shpreh se 100 ditët e para do jetë amnistia fiskale për të gjithë bizneset e vogla dhe se do ulen taksat dhe çmimin e energjisë dhe ujit.
“Jemi të vendosur të mbështesim fuqishëm biznesin e vogël, sepse është biznesi që punon më shumë dhe është biznesi që pasqyrohet më shpejtë dhe më mirë për mirëqenien e njerëzve. Për biznesin e vogël do të ulim çmimin e energjisë nga 18 në 6 lekë. Tavanin 140 mijë euro pa taksa, do e ngremë në 180 mijë euro. Dhe kjo është një lehtësim, një frymëmarrje. Taksat e bashkisë që shkojnë në absurditet, sepse siç e dini kanë qenë shumë më të ulëta. Do e përgjysmojmë tarifën e ujit dhe bashkia me ligj nuk do vendosë më shumë se 20% të xhiros taksa. Ne nuk ecim me parimin e tarifave të larta për dogana.
100 ditët e para do jetë amnistia fiskale jo vetëm për të gjitha bizneset e vogla, por do jetë dhe për të gjitha gjobat. Jo vetëm për bizneset e vogla, por edhe për qytetarët. Ky donte të bënte amnisti për trafikantët. Atë nuk e bëjmë. Ato paratë e tyre po e rrëzojnë ekonominë përtokë.”, u shpreh Berisha.