Kjo është e vetmja mënyre që mund të kalosh në zonen e ish-kampit në Torovicë të Lezhës.Niveli i ujit në rrugë ka shkuar deri në 1 meter dhe lëvizja mund të bëhet vetem me automjete të larta.

Kjo situatë vijon prej 6 ditësh, duke vështiresuar jetesen e rreth 100 familjeve, ndërsa nga kjo situate as nxënësit nuk kanë mundur të ndjekin shkollen. Banoret thone se askush nuk ju ka ardhur në ndihmë dhe se kanë nëvoje për bazë ushqimore për vete dhe gjënë e gjallë.

Në fushen e Torovicës aktualisht ndodhen nën uje rreth 500 hektarë tokë bujqesore, ndërsa shkaku kryesor i përmbytjeve është mos funksionimi siç duhet i hidrovorit të Balldrenit i cili nuk evadon ujerat, pasi niveli i tokës ka rënë me rreth 2 meter. Si zgjidhje shihet ndërtimi i një hidrovori të ri në këtë zonë.