Luhatja e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka shtuar numrin e vizitave të fëmijëve që paraqiten me virozat e stinës në pediatrinë e spitalit rajonal të Shkodrës. Mjekja, pediatre Manjola Shpori, bën të ditur se janë rreth 100 vizita të cilat rregjistrohen çdo ditë në pediatri.

Prindërit duhet të shmangin ambjentet spitalore, duke u konsultuar fillimisht me mjekun e familjes për cdo shqetësim që fëmija mund të shfaq.

Për të shmangur përhapjen e virozës, pediatrja i bën thirrje prindërve të mos i dërgojnë fëmijët e sëmurë në çerdhe, kopshte apo shkolla.

Virozat gripale gjatë kësaj periudhe janë mjaft të përhapura kryesisht tek fëmijët për shkak edhe të organizmit të dobët që kanë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakURA E MESIT E PREFERUAR NGA TË HUAJT
Artikulli tjetërU DËNUA ME 1 VIT BURG, SALIANJI: FUSHATËN ELEKTORALE DO TA BËJ EDHE NGA QELIA! JAM NË DISPOZICION TË DREJTËSISË