Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për të gjithë investitorët privatë që do të ndërtojnë në “100 fshatrat” e zgjedhur do të kenë lehtësira të shumta nga qeveria, duke filluar nga TVSH-ja. “Ne kemi vendosur kaq shumë forca në 100 fshatrat. Komunikim intensiv me biznesin e madh për agro turizmin. Do të ketë lehtësia që lidhen me TVSH, programi do të jetë i limituar në kohë, jo i pafund. 

Kush do të dojë që të investojë do të ketë parasysh një periudhë 2-3-vjeçare, por që mbetet për t’u vendosur. Fluks investimesh private për të ndërtuar bujtinat, fermat dhe gjithë strukturat e mikpritjes. Ministria do të jap certifikatë mbi bazën e të cilës do të merret mbështetja. Jo cdo investim do të quhet agro-turizëm” deklaroi ai. Ne Shkodër dhe Malësi e Madhe jane perfshire ne projekt fshatrat Lëpushë, Razëm/Vrith, Theth, Drisht, Qelëz, Kryezi, Mjedë, Zogaj

Artikulli paraprakRAMA PARALAJMERON BASHKITË PËR UJIN
Artikulli tjetërINAUGUROHET KOMPLEKSI SPORTIV “LICI”