
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një lajmi të një gazetari izraelit se ka një plan në diskutim për vendosjen e 100 mijë palestinezëve në Shqipëri.
Sipas pretendimit të shpërndarë nga Rama, duke e cilësuar si “fake news”, administrata e Donald Trump është në bisedime me qeverinë në Tiranë për strehimin e 100 mijë palestinezëve nga Gaza pas refuzimeve nga Egjipti dhe Jordania. Rama e cilësoi këtë pretendim si diçka që nuk është absolutisht e vërtetë.
Ai theksoi se Shqipërisë nuk i është kërkuar nga askush dhe se Shqipëria nuk mundet të marrë përsipër diçka të tillë.