Muzeu Historik “Oso Kuka” është kthyer në një nga destinacionet kryesore të vendasve por dhe të turistëve të huaj që duan të njihen me historinë, traditën dhe kulturën e qytetit të Shkodrës. Këtë gjë e tregojnë shifrat në rritje të vizitorëve për këtë sezon. Deri në 100 turistë në ditë e vizitojnë muzeun e “Oso Kuka” shprehet drejtorja e këtij institutioni Amila Gjyrezi.

Drejtorja thekson se prioritet i muzeut historik “Oso Kuka” këtë vit janë edhe turistët vendas numri i të cilëve është rritur vit pas viti.

Promovimi në rrjete sociale dhe në guidat e ndryshme turistikë të muzeut historik “Oso Kuka” ka qënë një nga arsyet kryesore të rritjes së numrit të turistëve të cilët e vizitojnë atë.

 

Artikulli paraprakMJEKJA: MBI 50 VIZITA TË PACIENTËVE DIABETIKË NË DITË
Artikulli tjetërVJEDHJET NË INVESTIMET PUBLIKE, BASHKIA: TË NDALEN