Takimi që Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, zhvilloi në Prefekturë me përfaqësues lokal dhe të shoqërisë civile shërbeu për diskutimin e një sër problematikash sociale, të cilat shqetësojnë Shkodrën. Mundësinë për të shprehur të gjitha pakënaqësit e pati edhe shoqëria civile. Kjo e fundit parashtoi si problematikë të madhe ndotjen e ambjentit në Shkodër me një numër prej 100 vendeve të paautorizuara për hedhjen e mbeturinave, si dhe Urën e Bunës si një ndër zonat më të ndotura me mbetje dhe inerte.

Përtej problematikave të mbetjeve, të cilat shoqëria civile i ka evidentuar në Shkodër, u ngrit gjithashtu edhe problemet që janë hasur edhe me Liqenin e Shkodrës.

Derdhja e ujërave të zeza të qytetit dhe prania e binarëve nëpër liqen prishin imazhin e tij, jo vetëm pamorm, por edhe turistik. Qyteti i Shkodrës ka nevoja emergjente për ndërhyrje përsa u përket mbetjeve urbane.

Njëkohësisht vëmendje shoqëria kërkon edhe për Liqenin e Shkodrës.

Mbledhje për turizmin në prefekturë nxori një sërë problematikash, të cilat lënë në vend pa lëvizur zhvillimin e tij.