
Është përkujtuar këtë të dielë, 100- vjetori I vrasjes së Luigj Gurakuqit. Organizata e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në Shkodër përkujtoi figurën e patriotit i cili dha një kontribut të madh për shtetformimin dhe kombin shqiptar.
Luigj Gurakuqi lindi në Shkodër me 20 shkurt të vitit 1879 dhe vdiq me 2 mars të 1925. Gurakuqi ishte nënshkrues i dokumentit të shpalljes së pavarësisë, njeri i letrave, arsimtar dhe personazh i politikës shqiptare gjatë çerekut të parë të shekullit 20.