Dita e Flamurit bën bashkë shqiptarët por jo politikën, Si çdo vit opozita dhe maxhoranca kanë festuar të ndarë. Presidenti Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama ishin në Vlorë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit.

Në “Sheshin e Flamurit” u krye ceremonia zyrtare e ngritjes së “Flamurit Kombetar” por kësaj ceremonie, si çdo vit nuk iu bashkua opozita. Personalitete të larta të shtetit ishin në këtë ceremoni, ku mungoi opozita. Të pranishëm  ishte:Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leska, kryeministri Edi Rama, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Prefektja e Vlorës, Etjona Hoxha, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal, Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, dhe kryetari i qarkut të Vlorës, Sadrit Danaj. Pas ngritjes së flamurit,u vendosën kurora me lule në emër të kombit shqiptar tek varri i Ismail Qemalit. Në orën 10:00, Opozita, e cila feston më 28 Nëntor Pavarësinë edhe Ditën e Çlirimit, zhvilloi homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Tiranë. Kryetari i Opozitës Lulzim Basha shfrytëzoi urimin për ditën e Pavarësisë për të sulmuar qeverinë por dhe për të bërë thirrje për tu ngritur për largimin e saj.