Pjesë e aktiviteteve kushtuar ditës përkujtimore të 104 vjetorit të formimit të Shoqërisë Kulturore Sportive Vllaznia, e para e këtij lloji në vendin tonë, ishte edhe një ndeshje miqësore në mes veteranëve të futbollit Vllaznia dhe atyre Ferizaj të Kosovës. Presidenti I Vllaznise Alban Xhaferi ka shkëmbyer dhuratat simbolike me kryetarin e veteranëve të futbollit Ferizaj, Betim Çerkini, ndërkohë që kanë përcjellë edhe falenderimet dhe emocionet per kete miqesore.

Ballafaqimi miqësor në mes ekipeve të veteranëve të futbollit, Vllaznia-Ferizaj perfundoi me rezultatin 6-5 per kuqeblute dhe percolli emocione të shumta në fushën e lojës. Me emra potent dhe shumë të njohur në karrieren e tyre sportive, publiku i pranishëm pati rastin të shijonte një ndeshje luftarake, ashtu si në rininë e tyre.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVIROZAT DHE GRIPI, 10 FËMIJË TË SHTRUAR NË SPITAL
Artikulli tjetërVJEDHJE DHE ARMË, ARRESTOHET 32-VJEÇARI NË LEZHË