Një operacion antidrogë i Policisë greke në Athinë ka zbuluar 105 kilogram kokainë dhe për këtë janë arrestuar dy shqiptarë dhe një kroat. Në një banesë në Attica Policia ka zbuluar 105 kilogram kokainë të fshehura në një enë me rërë dhe në një furrë.

Po ashtu Policia greke gjeti dhe sekuestroi 500- 600 mijë euro të dy shqiptarëve.

Pikërisht prë këtë operacion që është në vijim, ka reaguar edhe ministri i mbrojtjes greke, Michalis Chrysohoidis i cili shprehet “Punë është bërë. Shumë urime. Shkatërrim i organizatës kriminale për trafikun e drogës.”