105 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë e pret Shkodrën kuq e zi, me aktivite të ndryshme, të cilat janë zhvilluar përgjatë gjithë ditës.

Qytetarët shkodranë kanë preferuar të kalojnë këtë ditë të veçantë në pedonalet e qytetit, të shoqëruar me ngjyrat e flamurit. Ndërkohë, nuk mungojnë edhe urimet e tyre për këtë festë të madhe të kombit shqiptar.Megjithatë, në këtë 105 vjetor, qytetarët shkodranë nuk kursejnë edhe kritikat për vështirësitë e shqiptarëve, duke filluar nga problemet ekonomike, politike dhe largimet masive.

Temperaturat e ulta të 28 nëntorit nuk ndalën shkodranët të kalonin momente të bukura përgjatë rrugëve të qytetit. Përderisa, shumica prej tyre në këtë 105 vjetor janë të zhgënjyer nga politika.