105 vjetori i themelimit të Policisë së Shtetit, mblodhi përfaqësues politikë e lokal të Qarkut Shkodër në Drejtorinë Vendore të Policisë. Të pranishëm në festën e organizuar në nder të kësaj dite ishin kryetarët e bashkive të të gjithë qarkut për të nderuar rolin e rëndësishëm që ka luajtur Policia e Shtetit në më shumë se një shekull ekzistencë.

Në fjalën e tij, drejtori Gjovalin Loka vlerësoi kontributin e Policisë së Shtetit në 105 vite të ekzistencës së saj në luiftën kundër krimit të organizuar. Loka u shpreh se Policia e Shtetit ka qenë e pranishme në çdo ngjarje të ndodhur, në shërbim të qytetarëve.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Gjovalin Loka, u shpreh gjithashtu se në vazhdim Policia e Shtetit dhe konkretisht edhe ajo e Shkodrës do të vazhdoj misionin e madh të filluar 105 vite më parë, për të korrur suksese të tjera në luftën kundër krimit të organizuar. Ndërsa shprehi mirënjohje për të gjitëh efektivët e policisë që kanë rënë në krye të detyrës.

Artikulli paraprakDËSHMITARËT TREGOJNË MOMENTET E TMERRIT
Artikulli tjetërTRITOLI, BLUZAT E BARDHA NË GADISHMËRI