Me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti Ilir Meta ka organizuar një pritje në Pallatin e Brigadave.

“28 nëntori është një festë përbashkuese shqiptare. Pavarësia është një ditë e lavdishme e popullit shqiptar. Skënderbeu dhe Ismail Qemali më shumë se kushdo tjetër kutuan se ndasitë përcarëse mes shqiptarëve përbëjë rrezikun më të madh dhe fuqia qëndron te bashkimi. Pa unitet politik dhe gjithpërfshirje nuk mund të projektohen qëllimet madhore. Skënderbeu dhe Ismail Qemali arritën që tiparet e identitetit shqiptar ti vendosin në piedestalin e vlerave më të larta euriopiane. Identiteti shqiptar është unik dhe i pandashëm nga qytetërimi Europian. Ata na mëshuan se shqiptarët i lidh gjithçka me Europën dhe asgjë nuk i ndanë.

Skënderbeu dhe Ismail Qemali lartësuan imazhin e kombit. Ne sot përkujtojmë edhe çlirimin, përkulemi me nderim për dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë. Reflektim për konsolidimin e demokracisë, përmirësimin e qeverisjes, zhvillimin e ekonomisë dhe anëtarësimin në BE. Promovim të paqes në rajon dhe bashkëpunim me aleatët në luftën. Ne do të punojmë që në 2018 të hapen negociatat dhe të garantohet e drejta e qytetarëve të Kosovës që të lëviznin të lirë në BE” deklaroi ai.

Artikulli paraprakFJALIMI I PAPËS NË MIANMAR: TË MBROHET ÇDO KOMUNITET
Artikulli tjetër28 NENTORI,SPEKTAKEL FISHEKZJARRESH NE SHKODER