11 raste me Covid-19 janë regjistruar në qendrën shëndetësore të Velipojës që nga 15 qershori kur është hapur në këtë sezon turistik. Mjekja e qendrës shëndetësore të Velipojës Elvana Rrogami shprehet se nga 15 tamponë të bërë tek pushuesit, 11 prej tyre rezultuan pozitiv ndaj COVID-19.

Mjekia Rrogami thotë se qendra shëndetësore e Velipojës është 24 orë në shërbim të pushuesve për të dhënë ndihmën e parë.

Ndërkohë edhe në fshatin turistik të Rrjollit në plazhin e Velipojës është një tjetër qendër shëndetësore me staf mjekësor dhe autoambulancë që shërben 24 orë për pushuesit.

Dy qendrat shëndetësore në plazhin e Velipojës kanë filluar shërbimin për pushuesit më datë 15 qershor dhe do vijojnë të japin shërbimin e tyre falas deri më datë 31 gusht të këtij viti sepse shërbejnë vetëm gjatë verës duke qenë se numri i pushuesve është rreth 150 mijë gjatë një sezoni.

 

Artikulli paraprakQYTETARËT NË SHKODËR TË SHQETËSUAR PËR CILËSIN E NAFTËS
Artikulli tjetërMARKU: VLLAZNIA NJË ZGJEDHJE SHPIRTËRORE E IMJA