Të dielën e 27 nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë dhe Kosovës do të bashkohen në Tiranë.

Në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në orën 10:00 do të mbahet mbledhje e përbashkët e dy Kuvendeve. Kjo ngjarje ishte paralajmëruar në mbledhjen e fundit të dy qeverive, që u mbajt në muajin qershor. Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit Edi Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti. Pjesë e folësve do të jenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të të dyja Kuvendeve.

Artikulli paraprakXHAÇKA NË PRISHTINË: SHQIPËRIA KA NGRITUR ZËRIN NË MBËSHTETJE TË KOSOVËS NË ÇDO FORUM NDËRKOMBËTAR
Artikulli tjetërSAMTI I BE-SË NË KRYEQYTET/ POLICIA REFUZON KËRKESËN E BERISHËS PËR ZHVILLIMIN E PROTESTËS NË 6 DHJETOR