Me rastin e 112-vjetorit te krijimit të policisë së shtetit në momorialin e efektiveve të rënë në krye të detyres ne Lezhe, u ngrit flamuri si dhe u vendosen kurora me lule, ndërsa pjesë e aktivitetit ishin drejtues policie, punonjes dhe ish-punonjes, familjar të të rënëve dhe autoritete lokale. Në fjalen e tij para të pranishmeve, Drejtori i Policisë Vendore të Lezhës Altin Mena, tha se kjo ditë na tregon rëndësinë e uniformes që mbajmë, ndërsa këtë ceromoni e përshëndeti edhe Prefekti i Qarkut Lezhë Gjergj Prendi, i cili vlersoi rolin e uniformave blu në shërbim të komunitetit.

Në këtë përvjetor të policisë Drejtori i Përgjithshem Ilir Proda vlersoi me çertifikata mirenjohje dy punonjës policie kryekomisar Arben Curri dhe komisar Fatmir Krasniqi për shërbim të dalluar dhe një ish-punonjësin Zef Prendi me çertifikatë karriere.

Artikulli paraprakSHKODËR, ROMËT MES TË FTOHTIT
Artikulli tjetërEKIPET E AKAD. VLLAZNIA ELIMINOHEN NGA KUPA