Në 113 vjetorin e Forcave të Armatosura Presidenti Bajram Begaj ka shprehur mirënjohje për të gjithë efektivët të FARSH. Begaj thekson se me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit.

Postimi i plotë

Sot, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, nderojmë me respekt kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH që me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë i kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite.
Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit.

Pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive.

Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që i bëjnë atdheut!

Gëzuar 113-vjetorin FARSH!

Artikulli paraprakVRANËSIRA DHE RESHJE SHIU, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT
Artikulli tjetërBANKA E SHQIPËRISË HARTON RREGULLORE TË RE PËR SIGURINË KIBERNETIKE