Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali i është përgjigjur urimit të Misionit të BE, për festat e Nëntorit. Ajo shkruan se vendi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një investim i përbashkët strategjik në stabilitetin dhe paqen.

“Faleminderit për urimet e ngrohta. Përkushtimi i Shqipërisë ndaj integrimit në BE është i palëkundur; ai është dhe do të mbetet prioriteti ynë kombëtar më i rëndësishëm deri në momentin kur të zëmë vendin tonë të merituar në familjen evropiane.

Viti 2025 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm, i shënuar nga progres i fortë dhe domethënës në marrëdhëniet tona, që vijojnë të thellohen gjithnjë e më shumë. Asnjëherë më parë bashkëpunimi ynë nuk ka avancuar me kaq ritëm, koherencë dhe përkushtim të përbashkët, në Shqipëri, në Bruksel dhe në mbarë Evropën. Kjo pasqyron bindjen e thellë se vendi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një investim i përbashkët strategjik në stabilitetin, paqen dhe kohezionin e kontinentit tonë.

Ne jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme, udhëheqjen dhe përpjekjet e përbashkëta të Komisionit Evropian, përfshirë Delegacionin e BE-së në Shqipëri, ndërsa hedhim hapat e radhës drejt së ardhmes sonë evropiane”, shkruan ministrja.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPLANI AMERIKAN PËR PAQEN NË UKRAINË, KREMLININ: PO NEGOCIOJMË VETËM ME PALËN AMERIKANE
Artikulli tjetërZELENSKY: SË SHPEJTI BISEDIME ME SHBA-NË PËR PROPOZIMET E PAQES PËR UKRAINËN