
Policia e Shtetit feston sot 113 vite nga themelimi. Drejtori i përgjithshëm Ilir Proda theksoi rëndësinë e rendit dhe të sigurisë për një shtet. Struktura e Policisë së Shtetit, është një gur themeli, në shërbim të ligjit dhe qytetarëve, tha ndër të tjera Proda.
Kryepolici gjithashtu nderoi 231 efektivët që kanë humbur jetën në krye të detyrës. Proda u shpreh 231 dëshmorët janë motiv për misionin dhe krenari për policinë e shoqërinë.
“Sot nderojmë një histori një institucion që qëndron në këmbë përballë sfidave. Pa rend nuk ka liri dhe pa siguri nuk ka të ardhme. Që nga dita plaku i mençur Ismali Qemali vendosi krijimin e policisë që ka qenë dhe mbetet gur themeli, i rendit, ligjit dhe i stabilitetit shoqëror.
Organizata jonë ka ecur kah për krah me historinë duke përballuar sfida të mëdha po duke ruajtur me fanatizëm misionin. Gjatë këtyre 113 vite, 231 punonjës policie, 231 dëshmorë, dhanë gjithçka, duke vendosur jetën e tyre mbi çdo rrezik për të mbrojtur qytetarët dhe ligjin. Sot e përjetë ata janë motivi i misionit tonë dhe krenaria e policisë dhe gjithë shoqërisë. Mirënjohje për veteranët e policisë.
Viti që lëmë pas tregoi fuqi dhe vendosmëri. Operacione të suksesshme kundër grupeve kriminale, luftë të trafikimit të drogës, zbardhje të ngjarjeve kriminale, ulje të kriminalitetit. Ne jemi ajo që bëjmë dhe ajo që flitet për me nëpërmjet sulmi dhe baltës se padrejtë ndaj kontributit të mijëra burrave dhe grave, djemve dhe vajzave.
Policia e shtetit është e juaja, besoni në punën tonë. Nderim për cdo punonjës policie”, tha Proda.






