
12 familje në lagjen “Besëlidhja” në zonën pas katedrales në qytetin e Lezhës rrezikojnë të ngelin në qiell të hapur, pasi bashkia ju ka kërkuar që të lirojnë banesat ku ishin vendosur prej 34-vitesh. Në këtë zonë e cila është pronë shtetërore është planifikuar të ndërtohet qendra e moshës së tretë, por banoret nuk janë dakort me zgjidhjen që ju ka ofruar bashkia, përmes pageses së bonusit të qirasë. Sipas tyre pagesa prej 40 mijë lekësh të vjetra për frymë është e pamjaftueshme.
Objekti ku janë vendosur këta familje është në pronësi të Bashkisë Lezhë dhe aty është planifikuar ndërtimi i qendres së moshës së tretë, investim që kap vleren e 2 milionë eurove. Nënkryetari i Bashkisë Fatjon Zefi thotë se banoreve ju është ofruar pagesa e bonusit të qirasë, por vazhdojnë të hezitojnë për të aplikuar.
Banoret shprehen të vendosur në rezistencen e tyre për të mos liruar ambjentet, por pas njoftimeve të bëra zyrtarisht bashkia pritet të ndërhyje forcërisht për lirimin e këtyre ambjenteve, që ti hapet rrugë projektit për ndërtimin e qendres së moshes së tretë në këtë qytet.