12 milionë euro drogë shqiptare digjen në impiantin italian

Në fund të korrikut Guardia di Finanza sekuestroi një sasi të madhe droge në det, mbi një ton kanabis sativa dhe arrestoi skafistët që e transportonin, dy të rinj shqiptarë. Pas kryerjes së procedurave në laborator që verifikuan parametrat e marijuanës, ngarkesa do të shkatërrohet në centralin e biomasës në bërthamën industriale në Termoli. Sipas vlerësimit të bërë nga Guardia di Finanza, sasia e drogës mund të ndahej në rreth 65 milionë doza me një vlerë tregu shitjeje me pakicë në rrugë 12 milionë euro. Ecajaket e ushtarakëve para kazermës së Guardia di Finanza në rrugën Fratelli Brigida në Termoli krijoi mendimin se po përgatitej ndonjë operacion i madh dhe shumë kureshtarë u mblodhën për të parë teksa thasë e pako të mbështjella me celofan u nxorën nga një furgon i Flakëve të Verdha, siç quhen forcat e GdF. Kureshtja zgjati pak, pasi u mësua se nuk bëhej fjalë për ndonjë operacion të ri, por fazën finale të maksi-operacionit të kryer në verë, kur Financierët interceptuan dhe sekuestruan tonelatën e drogës në det, përveçse arrestuan edhe dy skafistët. Tani sasia e madhe e marijuanës do të shkatërrohet në impiantin e biomasës, i cili përdoret për prodhimin e energjisë nga djegia e lëndëve organike.