12 qarqe nën ujë, Emergjencat: Në rrezik Vlora e Berati, vijon evakuimi

Gjatë orëve të pas mesditës janë zhvilluar një mori operacionesh kërkim-shpëtimi kryesisht në Qarkun e Durrësit, Bashkia e Fushë Krujës. Në këto operacione janë angazhuar helikopterë të Forcave të Armatosura dhe mjete të tjera speciale. Ushtarkët e Forcave të Armatosura kanë plotësuar misione shumë të vështira gjatë këtij procesi. Gjithashtu, kanë filluar operacionet e evakuimit edhe në Qarkun e Vlorës dhe atë të Beratit, ku ekziston rrezik i dukshëm për përmbytje të mëdha. Ka pasur rëndim të gjendjes në Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Berat, Vlorë, Fier, Shijak, Fushë Krujë, Kavajë, etj.. Kapacitete të tjera të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit janë nisur për në zonat më të rrezikuara, ndërkohë që janë shtuar edhe kapacitetet akomoduese në zonat e prekura. Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje qytetarëve të zonave prekura të vijojnë bashkëpunimin me autoritetet dhe të ndjekin me shumë kujdes njoftimet në mediat elektronike dhe në rrugët e tjera të komunikimit.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave garanton qytetarët dhe opinionin publik për gatishmërinë absolute të të gjithë sistemit kombëtar të përballimit të emergjencave dhe krizave si dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të prekur, të cilëve ende nuk mund tu jetë ofruar krejt mbështetja e nevojshme, për shkak të përparësive absolute që kanë pasur rastet e rrezikimit të jetës së qytetarëve. Të gjithë qytetarëve u bëhet thirrje të vijojnë si deri më tani bashkëpunimin dhe solidaritetin karakteristik shqiptar.

Artikulli paraprakNE KREMLIN HIDHET SHORTI I” RUSI 2018″
Artikulli tjetërMINISTRJA E SHËNDETËSISË URDHËRON AKTIVIZIMIN E PLANIT TË GADISHMËRISË SHËNDETËSORE