Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Punës së Fëmijëve, Bashkia Shkodër në bashkëpunim me organizatat partnere zhvilluan një aktivitet sensibilizues me qëllim mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, siç është e drejta për t’u arsimuar, e drejta e jetës, e drejta për kujdes prindëror dhe e drejta për të mos u shfrytëzuar për punë.

12 Qershori shërben si ditë kujtese për të gjithë aktorët publik dhe privat për të bërë më të mirën për fëmijët, për të siguruar të ardhmen e tyre dhe për të na kujtuar detyrimet që kemi për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.