
Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht, një të mitur 12- vjeçar pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se: Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për shtetasin e mitur 12-vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin B. P., 57 vjeç, banues në fshatin Ashtë, pasi ka goditur shoferin e ambulancës së qendrës shëndetësore të Vaut të Dejës, shtetasin A. N., 56 vjeç, për shkak të detyrës.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. C., 40 vjeç, banues në fshatin Zhejë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 29 vjeç, banues në fshatin Boric i Madh, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi S. T., 54 vjeç, (babai i tij) se 29-vjeçari i ka djegur disa thasë me bimë medicinale sherebelë, në pronën e tij.
-Më datë 17.07.2025, ka kallëzuar shtetasi A. L., 54 vjeç se është larguar nga banesa djali i tij shtetasi I. L., 26 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






