12-vjeçari qëllon me armë mësuesen dhe 2 nxënës, plagosen rëndë

Një student ka hapur zjarr në një shkollë amerikane në veri të Meksikës, duke plagosur rëndë dy studentë dhe një mësuese. Mediat lokale raportuan se 3 persona kishin mbetur të vrarë, por sipas autoriteteve, ata janë plagosur rëndë. Zëdhënësi i sigurisë së shtetit Aldo Fasci ka thënë se janë plagosur 3 persona në një sulm me armë brenda shkollës. Ngjarja ka ndodhur në ‘Colegio Americano del Noreste’ në Monterrey.