Puna për pastrimin e kanaleve të dyta dhe të treta po vijon në njësitë administrative të bashkisë Shkodër. Prej disa ditësh po punohet në njësinë e Dajçit ku në fshatin Dajç po pastrohen kanale të treta që shërbejnë për evadimin e ujit nga tokat bujqësore.

Njëkohësisht administratori Pjetrani tregon se po punohet edhe në pastrimin e kanaleve të dyta në fshatin Belaj.

Deri tani mësohet se janë pastruar rreth 12 mijë metra linear dhe pritet që aksioni të vijojë edhe në fshatra të tjerë.

Zona e Dajçit është e njohur për prodhimet e saj bujqësore, kryesisht fermerët merren me kultivimin e bimëve dekorative të cilat kanë një kërkesë të shtuar në treg.

Artikulli paraprakLEZHË/ 60-VJEÇARI GJENDJET I SHTRIRË NË RRUGË, POLICIA: KA DËMTIME NË KOKË! DYSHOHET SE…
Artikulli tjetërARTIZANIA QË PUNON ME GREP