Në orën 16:00 para sheshit “Nënë Tereza” filloi protesta kundër abuzimeve seksuale. Në protestë janë bashkuar dhjetëra qytetarë, aktivistë dhe personazhe të njohur nga arti, kultura, politika dhe showbizi.

Qytetarët mbanin në duar pankarta me mesazhe dhe thirrje nga më domethënëset. Më poshtë po iu tregojmë disa prej tyre:

Une i perkas vetes time

“Jo do të thotë jo. Askush nuk e kërkoi vetë. Nuk është faji yt” dhe “Pse meshkujt e kanë frikë burgun? Për të njëjtën arsye pse femrat kanë frikë të ecin në rrugë”


“Nuk do të keni kurrë më rehatinë e heshtjes tonë” dhe “Përdhunimi, i vetmi krim ku viktima quhet fajtore”


“Mos fajëso viktimën, dënoni abuzuesin”


“Nuk e kuptoj pse është më e turpshme të përdhunohesh sesa të përdhunosh”


“Nuk duhet të mendosh se ishte mami apo motra jote që të tregosh respekt ndaj femrave”


“Mësojini djemtë të mos përdhunojnë, jo vajzat të kenë kujdes”

“Mos më thuaj si të vishem, thuaji burrave mos të përdhunojnë”

“Unë nuk jam një kukull barbi, unë jam një vajzë”


“Kur fajëson viktimën bëheni palë me përdhunuesin”


“Ti nuk je fajtore”