Në 24 orët e fundit janë konfirmuar vetëm 13 raste të reja në bashkinë Shkodër. Aktualisht, të infektuar aktivë janë 1320 qytetarë. Në qarkun Shkodër gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 70 teste të shpejta dhe janë marrë 20 tamponë, përgjigjet e të cilëve pritet të dalin gjatë ditëve në vazhdim.

Në bashkinë Malësi e Madhe janë kryer 10 teste të shpejta ndërsa nuk janë marrë tamponë të tjerë. 8 teste të shpejta dhe 7 tamponë janë marrë në bashkinë Pukë. Ndërsa në bashkinë Fushë Arrëz, janë kryer 2 teste të shpejta dhe janë marrë 3 tamponë. Sa I takon personelit arsimor të infektuar, vetëm në bashkinë Shkodër janë 14 mësues dhe një nxënës aktiv.

Gjatë ditës djeshme në Qarkun Shkodër nga ISHSH janë inspektuar me e- inspektimi 6 markete / supermarkete; janë monitoruar përmes platformave online 19 subjekte, të cilat respektonin protokollet e masave anti-covid 19. Në bar-kafe u monitorua dhe ligji antiduhan; në rastet e gjetjeve me shkelje te cilet u paralamëruan për respektimin e këtij ligji.

Në zbatim të urdhërit për bashkërendimin e punës së Task – Forcës antiCOVID, u këshilluan rreth 100 qytetarë te cilet u këshilluan për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në mjediset dhe mënyrën e përcaktuar. Pas njoftimit të rasteve nga NJVKSH, inspektorët e ISHSH kontaktuan me personat tampon pozitiv në Shkodër, ku 35 personat e kontaktuar ishin të izoluar në banesën e tyre duke zbatuar rregullat e karantinimit.