Në lidhje me ndërprerjen e punimeve në 13 rrugicat e qytetit, ka reaguar drejtori i shërbimeve publike dhe investimeve në bashkinë Shkodër.

Sipas tij, faza e parë ka përfunduar, ndërsa po bëhet kolaudimi i punimeve. Ngricat e një jave më parë ka qenë një tjetër arsye e ndërprerjes. Punimet pritet të rifillojnë javën e ardhshme, ndërsa faza e parë e ndërhyrjeve në sistemin e kanalizimeve përfundon gjatë muajit shkurt. Gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, bashkia Shkodër shpalli fituesit e tenderit për rikonstruktimin të 13 rrugicave në qytet.

Nga ky investim do të përfitojnë rruga “Gurakuqët”, rruga e “Murgeshave” dhe rruga “Gurazez”, rruga “Ndoc Çoba”, “Franc Baron Nopça”, rruga Berdicej si dhe disa degëzime përgjatë pedonales “Kolë Idromeno” dhe asaj të gjuhadolit.