Pas 14 vitesh nga tragjedia e 9 Janarit familjarët e viktimave ende kërkojnë drejtësi. Kësaj rradhe familjarët e kërkojnë drejtësinë nga vetingu sepse humbjen e jetëve të të rinjve e quajnë një krim shtetëror. Nga kjo tragjedi humbën jetën 28 të rinj, të cilët u mbytën në detin Jon.

“Ngjarja nuk u zbardh me dashje për 14 vite, prokuroria nuk e çoi çështjen në Gjykatë”, janë shprehur familjarët e 28 të rinjve që humbën jetën tragjikisht në 9 Janar. Sakaq, familjarët dhe “Shoqata 9 Janari” në një deklaratë për mediat shprehen:

Kriminelë ishin ata që zhduken dhe kufomat e viktimave që u gjeten rreth ores 06:30 te datës 10 janar 2004 në gjirin e Dafinës. Kriminelë ishin ata që sabotuan çdo tentativë për kryerjen e një operacioni kërkim-shpëtimi në mungesë të të cilit humbën jetën viktimat e 9 janarit.”, thuhet ndër të tjera në shkresën e kësaj shoqate.

Artikulli paraprak14 VITE NGA TRAGJEDIA E 9 JANARIT
Artikulli tjetërISH-HETUESI I VRASJES SË GAZETARES NË MALTË KËRKON MBROJTJE