
Situata e krijuar nga reshjet është më e qetë në njësinë administrative të Dajçit. Në këtë zonë janë rreth 140 ha tokë bujqësore ndërsa ende nuk rrezikohen banesat nga prezenca e ujit. Administratori Ervin Palaj tregon se aktualisht ka prezencë uji vetëm në zonën e Urrelave dhe në disa toka të pakultivuara.
Deri tani, si shkak I reshjeve ka prezencë uji vetëm në rrugën Pentar – Ças.Vitet e kaluara, pasojat e përmbytjeve në këtë njësi administrative kanë qenë të shumta. Këtë vit po punohet për menaxhimin e duhur të situatës, në mënyrë që të ndalet përshkallëzimi më tepër I saj.






