Maturantët në gjithë Shqipërinë i janë nënshtruar provimit të parë të gjuhës së huaj. Në Shkodër janë 1430 nxënës të shkollave të mesme të cilët morën pjesë në këtë provim shprehet drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit Brisela Kadija.

9 nxënës janë me aftësi ndryshe për të cilët janë marrë gjitha masat për t’i ofruar kushtet e duhura që të marrin pjesë në provimin e gjuhës së huaj.

Ndërkohë janë siguruar të gjitha masat e duhura për mbarëvajtjen e provimit të gjuhës së huaj të maturës shtetërore.

Ndërkohë në ditët në vazhdim maturantët e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë do t’i nënshtrohen edhe tri provimeve të tjera të maturës shtetërore, matematikë, gjuhë shqipe dhe lëndë me zgjedhje.

Artikulli paraprakNJE DEKADE MUZIKE NE SHKOLLEN “BESELIDHJA”
Artikulli tjetërSPAK GODET GRUPIN E TRAFIKUT TË DROGËS DREJT FINLANDËS