
Prej më shumë se tre orësh, mbështetësit e Partisë Demokratike, të udhëhequr nga kryedemokrati Sali Berisha dhe deputetë të djathtë, protestuan në Tiranë. Kreu i PD, Sali Berisha mbërriti pak para orës 18:00 në selinë blu, i veshur sportiv. Pas një takimi rreth 40 minutash, lideri nisi marshimin bashkë me protestuesit drejt Kryeministrisë. Tubimi i sotëm nuk nisi me fjalime, por me molotovë drejt godinave. Pas Kryeministrisë, u sulmua me molotovë ministria e Brendshme, e Infrastrukturës dhe selia e PS, ndërsa u dogj edhe një makinë policie. Ndërkohë Policia e Shtetit u kundërpërgjigj me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të ndarë turmën. 15 persona janë arrestuar dhe 9 të tjerë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike. Policia ka nisur procedimin penale edhe për deputetin demokrat Klevis Balliu, pas protestës që përshkallëzoi në tensione mbrëmjen e djeshme.
Sipas autoriteteve, gjatë protestës u hodhën molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të institucioneve, si Kryeministria, Ministria e Infrastrukturës dhe zona pranë Bankës së Shqipërisë, ku ndodhet edhe selia e Partia Socialiste.
Nga përplasjet, gjashtë efektivë policie mbetën të lënduar dhe po marrin trajtim mjekësor në spital.
Mes personave të shoqëruar nga policia ka pasur edhe të mitur, të cilët janë lënë të lirë pas procedurave
Ndwrkohw, Ambasada gjermane ka reaguar sot pas protestës së djeshme, në të cilën u shënuar episode dhune.
Në një reagim zyrtar, ambasada gjermane dënon aktet e dhunës ndaj personave dhe objekteve dhe i cilëson ato të papranueshme






