15 subjekte të cilat merrnin energjinë elektrike në spitalin rajonal të Shkodrës nuk do të mund që të operojnë më në këtë mënyrë. Operatori i Shpërndarjes të Energjisë Elektrike ka bërë të mundur një ndërhyrje duke mundësuar që këta 15 subjekte të furnizohen normalisht dhe të kenë kontratat e tyre me OSHEE.

Sa i përket defekteve në zonën e Shkodrës sidmos vitin e fundit Dyreku thotë se situata është përmirësuar ndjeshëm falë edhe bashkëpunimit me drejtorinë rajonale të OSHEE. Aksione dhe ndërhyrje të tilla do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme dhe kanë për qëllim minimizimin e humbjeve në rrjet dhe rritjen e arkëtimeve.