15 ton drogë në Vlorë, lihet i lirë inspektori i policisë, burg pa afat për 8 të tjerët

Gjykata e Vlorës, në një seancë me dyer të mbyllura, ka përcaktuar masën e sigurisë për 9 personat e arrestuar në Vlorë, ku disa ditë më parë u sekuestrua rreth 15 tonë hashash. Gjykata e Vlorës ka dhënë masa arresti “burg pa afat” për 8 nga të arrestuarit dhe një “detyrim paraqitje”, ndaj një inspektori policie. Inspektor Avdyl Sinanaj, 56 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, është lënë i lirë. Ai është akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Ndërsa 8 personat e tjerë, të cilët do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve janë: 1. Inspektor Lirim Lamaj, 49 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, i akuzuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 284 e 248 të Kodit Penal. 3- Astrit Lamaj (vëllai i Lirim Lamaj-t), 37 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë, arrestuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. 4- Balil Gjata, 69 vjeç, banues në fshatin Drithas të Njësisë Administrative Shushicë, Vlorë, me detyrë Kryeplak i fshatit Drithas. Arrestuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”. 5- Myzafer Tushaj, 66 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. 6- Ervin Tushaj, 42 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. (Babë e birë, të cilët kishin strehuar lëndën narkotike në banesën e shtetasit Z.A). 7- Rakip Arapaj, 58 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë (i’u gjet sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike në banesën e tij). 8- Kudret Tushaj, 71 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. 9- Elion Tafili, 43 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.