Rreth 150 kërkesa dorëzohen çdo ditë në Drejtorinë Rajonale të institutit të Sigurimeve në Shkodër. Drejtorja Violeta Staka bëri të ditur se kryesisht aplikimet janë për pensione të kategorive të ndryshme, por edhe për kompesimin e çmimit të energjisë elektrike.
Drejtorja Staka tha se gjatë kësaj periudhe ka patur problematika kryesisht me moshat e treta sa I takon aplikimeve online.
Nga 150 kërkesa në ditë që administrohen nga kjo drejtori, të paktën 30 prej tyre lidhen me aplikimet e përfitimit të pensionit.