Mbi 150 doza vaksinë janë aplikuar gjatë dy ditëve të para të fushatës së vaksinimit kundër gripit në qendrën Shëndetësore Mes. Kryevaksinatori Dan Rrahi tregon se aktualisht shifrat janë të kënaqshme ndërsa shton se fushata vijon rregullisht çdo ditë.
Ndërkohë, mjeku Sokol Zhabjaku tregon se programi I vaksinimit ka rezultuar shumë I suksesshëm tek të gjithë banorët.
Bluzat e bardha këshillojnë që vaksina të merret deri në mesin e muajit tetor, në mënyrë që të bëjë efektin e duhur në organizëm para sezonit të gripit.