Reparti i pediatrisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës po përballet me një fluks të madh vizitash për shkak të virozave të stinës. Manjola Shpori, mjeke pediatre, tregon se numri i vizitave arrin deri në 150 në ditë, dhe në raste të veçanta edhe më shumë. Shuma e vizitave dhe temperatura shumë e lartë tek fëmijët janë tipike për këtë periudhë.
Aktualisht, mjekia tregon se janë të shtruar në pediatrinë e Shkodrës 17 fëmijë.
Fatmirësisht në Shkodër nuk raportohet asnjë rast nga fruthi deri më tani. Mjekja Shpori bën apel te prindërit për kujdes të shtuar, mbajtje të higjienës dhe monitorim të simptomave tek fëmijët.

Artikulli paraprak40 VJEÇARI PROCEDOHET I LIRË PËR VDEKJEN E 27 VJEÇARIT
Artikulli tjetërMBYLLET ME SUKSES KURSI I PIANOS NË QKF