Abuzuesi seksual më i famshëm i Britanisë është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai u gjet fajtor për drogë dhe sulm seksual të 48 burrave të ndryshëm në banesën e tij në Manchester gjatë më shumë se një dekade.

Reynhard Sinaga, 36 vjeç u shpall fajtor për 159 akuza dhe u dënua me burgim të përjetshëm për 159 vepra seksuale.

Sinaga,iu afrohej burrave në orët e para të mëngjesit, jashtë klubeve të natës në Manchester, duke u ofruar atyre mundësi për të fjetur dhe më shumë alkool, në shtëpinë e tij. Më pas ai i drogonte dhe filmonte veten duke i dhunuar ndërsa ata flinin.

Policia gjeti prova që e lidhnin atë me sulme ndaj 190 personave të ndryshëm. Viktimat shpesh nuk ishin në dijeni se ishin sulmuar.

Abuzuesi doli në dritë në vitin 2017, kur një viktimë u zgjua gjatë kohës që ai e dhunonte dhe u përball me të para se ta denonconte në polici. Policia beson se Sinaga ka kryer sulme të ngjashme për 12 vjet.

Zëvendës Kryeprokurori Ian Rushton, i cili vlerësoi çështjen e Sing tha se ai i ka mashtruar të rinjtë me sjellje të mirë fillimisht, e më pas i ka dhunuar vetëm për të kënaqur egon e tij të çmendur seksuale.

“Egoja e tij ekstreme e të drejtës seksuale kundërshton besimin dhe ai pa dyshim do ti shtonte numrit të tij mahnitës të tjera viktima nëse nuk do të kapej. Sjellja shumë e mirë e Sinagës i mashtroi këta të rinj, shumë prej të cilëve në fillim e falënderuan për mirësinë e tij që u ofroi një vend për të qëndruar, duke menduar se ky përbindësh ishte një Samaritan i Mirë.

Por, pasi shkonte përsëri në banesën e tij, ai i përdorte viktimat si objekte, thjesht për kënaqur egon e tij seksuale. Atëherë duket se ka sjellë më shumë kënaqësi të shtrembëruar, videot e tij në gjyq vunë viktimat në traumë, për të dëshmuar pas pamjeve të shëmtuara.”

Artikulli paraprakLIRIMI I TE DËNUARIT ME BURGIM TË PËRJETSHËM,ZBARDHET VENDIMI
Artikulli tjetërISH-BASHKËSHORTI U GJET I VDEKUR ME QESE NË KOKË, KËNGËTARJA KA DYSHIME PËR VDEKJEN