Të paktën 16 persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën në një aksident me autobus të hënën në provincën Java Qendrore të Indonezisë, thanë zyrtarët.

Sipas zyrtarëve, autobusi i pasagjerëve humbi kontrollin pasi goditi ndarësen e rrugës dhe u përmbys. Autobusi, që mbante 34 pasagjerë, po udhëtonte nga kryeqyteti Xhakarta për në qytetin Yogyakarta, transmeton Anadollu Agency.

Pasagjerët e plagosur u dërguan menjëherë në spitalet më të afërta. Shkaku i aksidentit thuhet të jetë tejkalimi i shpejtësisë.

Artikulli paraprakPROTESTA E OPOZITËS PËRPARA KRYEMINISTRISË, DISA TË SHOQËRUAR NË KOMISARIAT
Artikulli tjetërNJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR KËTË TË MARTË