
Emrah Lluka, një 16-vjeçar nga fshati Mllojë, Bashkia Vau Dejës, po përballet me një sëmundje të rëndë që po i kufizon çdo aspekt të jetës. Ai vuan nga skolioza e avancuar, një deformim i rëndë i shtyllës kurrizore, i cili po i pengon lëvizjen dhe po i dëmton funksionet vitale.
Për shkak të përkeqësimit të gjendjes, Emrah nuk mund të vijojë më shkollën, pasi nuk arrin të ngjitet në shkallët e institucionit. Edhe aktivitetet e zakonshme të moshatarëve, si daljet apo shoqërimi, janë bërë të pamundura. Sipas vlerësimeve mjekësore, ndërhyrja kirurgjikale është e domosdoshme dhe urgjente.
Ndërhyrja nuk mund të kryhet në Shqipëri, ndërsa e vetmja mundësi është një operacion i specializuar në Turqi, me kosto prej 26,000 euro. Për familjen e tij, që jeton në kushte të vështira ekonomike, sigurimi i kësaj shume është i paarritshëm.
Mjekët paralajmërojnë se shtyrja e operacionit mund të sjellë pasoja të rënda, duke ndikuar në frymëmarrje, zemër dhe mushkëri, si edhe në gjithë sistemin muskulo–skeletor.
Për të mbledhur fondet e nevojshme, është hapur një fushatë online. Kushdo që dëshiron të kontribuojë, mund të ndihmojë përmes linkut:
Linku i fushatës GoFundMe:
https://www.gofundme.com/f/save-emrahs-life-16-yearold-boy-needs-our-help







