Aktualisht në Kosovë regjistrohen 1,652 raste aktive me koronavirus. Ky fakt është bërë i ditur nga Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, ndërsa nga fillimi i pandemisë numri i rasteve të vdekjes është 2,243. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 182 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103,564 raste.

IKSHPK njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.955 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë shpërndarë 72.637 doza të vaksinës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak182 MLN EURO INVESTIME BUXHETORE NË 4-MUJORIN E PARË, PPP-TË, ZGJEDHJET, RINDËRTIMI DHE BUJQËSIA MË TË FINANCUARAT
Artikulli tjetërNJË TËRMET I FUQISHËM GODET GREQINË, EPIQENDRA NË JUGLINDJE TË PATRAS