Prej më shumë se një muaji Shkodra është nën pushtetin e COVID-19. Vala e re e infektiemeve ka bërë që qarku Shkodër të renditet I dyti në të gjithë vendin për nga numri I lartë I rasteve aktive. Vetëm në 24 orët e fundit, Minsitria e Shëndetësisë konfirmoi 166 raste të reja, prej të cilave 134 në bashkinë Shkodër, 18 në Vau Dejës dhe 14 raste të tjera të konfirmuara në bashkinë Malësi e Madhe.

Fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë viktimë. Sa I takon rasteve aktive, në të gjithë qarkun konfirmohen 1079 raste. Pjesa më e madhe e personave të infektuar janë të karantinuar në banesa pasi shfaqin klinika të lehta ndërkohë që mbahen nën kontroll nga mjekët e familjes.

Ndërsa në spitalin rajonal të Shkodrës aktualisht janë të shtruar 5 pacientë. Ajo që mbetet problematike sa I takon statistikave të personave që rezultojnë pozitiv gjatë këtij muaji është fakti që mbi 80% janë qytetarë të pavaksinuar të të gjitha moshave. Specialistët e shëndetit vazhdimisht këshillojnë qytetarët të marrin dozat e vaksinave antiCOVID në

mënyrë që përballja me pandeminë të mbyllet me një bilanc sa më të ulët të numrit të personave që po humbin jetën nga beteja me këtë virus. Autoritetet e lidhin këtë shpërthim të pandemisë me sezonin turistik dhe fluksin e shtuar të vizitorëve vendas dhe të huaj në Velipojë apo vetë në qytetin e Shkodërs.