17 nëntori shënon 76-vjetorin e çlirimit të Tiranës nga ushtria gjermane në vitin 1944.

Trupat e brigadës së parë sulmuese të udhëhequra nga Mehmet Shehu çliruan kryeqytetin nga pushtuesit nazistë pas 19 ditë luftimesh të ashpra ku banorët e kryeqytetit luajtën rol aktiv.

Operacioni për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së.

Forcat partizane patën edhe mbështetje nga ajri, nga forca ajrore britanike që sulmonin autokolonat gjermane jashtë kryeqytetit.

Çlirimi i kryeqytetit pati rëndësi të madhe politike. Ai kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Të nesërmen, më 18 tetor, radioja gjermane në Berlin pranoi se trupat e prapavijës naziste ishin tërhequr nga kazermat e Tiranës duke iu shmangur rrethimit.