Gjykata kushtetuese nuk mund të marrë asnjë vendim në seancë gjyqësore nëse nuk ka minimumin e kuorumit prej 6 anëtarësh.
Por çfarë ndodh në kushtetuese e cila prej më shumë se një viti është jashtë funksionit?

Në këtë gjykatë rezulton se për vitin 2018 në këtë gjykatë janë depozituar 132 kërkesa nga të cilat 99 janë kërkesa nga subjekte për procese të parregullta në gjykatat e juridiksionit të zakonshëm.

4 kërkesa për konstatim të cenimit të së drejtës për një proces të rregullt gjyqësorë, 17 kërkesa të cilat kundërshtojnë ligje të ndryshme të miratuara në parlament, 10 kërkesa për kundërshtim të vendimeve të Këshillit të ministrave dhe një kërkesë për mbarim mandati të gjyqtarit kushtetues.

Në vitin që po mbyllim, 2019 paditë e paraqitura në kushtetuese janë reduktuara në 46 nga 132 të 2018 dhe ato ndahen në:

 

26 kërkesa për kundërshtim të proceseve dhe vendimmarrjeve nga gjykatat e juridiksionit fillestar, 3 kërkesa për cenimin e të drejtës për një proces të rregullt ligjorë, 13 kërkesa që kundërshtojnë ligje të miratuara përgjatë 2019-ës, 2 kërkesa që kundërshtojnë VKM dhe një kërkesë për interpretim të vendimit të gjykatës kushtetuese.

Ndër vendimmarrjet e Kushtetueses sapo ajo të krijohet është edhe padia e depozituar nga ish kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi e cila pak muaj më parë paditi zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Gjykata Kushtetuese aktualisht nga 9 anëtarë ka 4 pasi i 5-ti Besnik Muçi, dekretuar nga presidenti Meta u shkarkua prej vettingut.

Zëvendësimi i Muçit pritet të bëhet me riçeljen e garës, e cila nga shpallja e deri në përzgjedhjen e gjyqtarit të ri, minimalisht konsumon 60 ditë duke e çuar deri në shkurt 2020 pamundësinë e Gjykatës për minimum kuorumi.

Në vitin 2018 janë regjistruar gjithsej 132 kërkesa, nga të cilat:
-99 kërkesa janë paraqitur nga subjekte për procese të parregullta (kundërshtim i vendimeve të gjykatave të juridiksionit të zakonshëm);
-4 kërkesa janë paraqitur për konstatim të cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor;

-7 kërkesa janë paraqitur për papajtueshmëri të ligjeve (apo dispozitave të veçanta të tyre) me Kushtetutën;

-10 kërkesa janë paraqitur për kundërshtim të Vendimeve të Këshillit të Ministrave;
-1 kërkesë është paraqitur për deklarim të mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtuese;
-1 kërkesë për kundërshtim vendimi të KLD.

Në vitin 2019 (deri aktualisht) janë regjistruar gjithsej 46 kërkesa, nga të cilat:
– 26 kërkesa janë paraqitur nga subjekte për procese të parregullta (kundërshtim i vendimeve të gjykatave të juridiksionit të zakonshëm);

– 3 kërkesa janë paraqitur për konstatim të cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor
– 13 kërkesa janë paraqitur për papajtueshmëri të ligjeve (apo dispozitave të veçanta të tyre) me Kushtetutën;

– 2 kërkesa janë paraqitur për kundërshtim të Vendimeve të Këshillit të Ministrave
– 1 kërkesë është paraqitur për interpretim të vendimit të GJK
– 1 kërkesë është paraqitur për zgjidhje mosmarrëveshje kompetence.

Po ashtu, ju informojmë se Gjykata Kushtetuese nuk e ka ende kuorumin e nevojshëm për shqyrtimin e çështjeve në seancë gjyqësore, ndërsa veprimtaria gjyqësore e kolegjeve seleksionuese ka rinisur me ritëm dhe do të vijojë në ditët në vazhdim me vendimmarrjet përkatëse sipas parashimeve në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.