18 kandidatë që fshehën dënimet, ja për kë parti garojnë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka verifikuar të dhënat në formularët e vetëdeklarimit për secilin kandidat të listës shumë emërore të partive politike që kanë depozituar këto lista, ku rezulton se në këto parti janë 18 kandidatë që kanë shfaqur problem në formularin e dekriminalzimit. Nga të dhënat paraprake të KQZ rezulton se edhe parti të mëdha si LSI , PDIU apo LIBRA e Ben Blushit janë gjetur problematika në formularët dhe të dhënat e kandidatëve. Sipas të dhënave Lëvizjes Socialiste për Integrim rezulton të ketë të paktën 3 kandidatë kanë pasur në të kaluarën precedentë penalë, PDIU ka 4 katër kandidatë, LIBRA 2 kandidatë, Partia e Minoritetit Grek për të ardhmen ka 2 kandidatë, PDS 3 kandidatë, dhe Partia Kristian Demokrate 4 kandidatë. Pavarësisht këtij fakti, KQZ ka arritur në konkluzionet se asnjë prej tyre, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, nuk është në kushtet që t’i refuzohej kandidimi për deputet të LSI-së. Nga verifikimet rezulton se Sfida për Shqipërinë e ka të plotë dokumentacionin e listës së kandidatëve dhe nuk ka asnjë problem me listat e kandidatëve.

Artikulli paraprakAKSIDENT I RENDE,MOTORI PERPLAS DY FEMIJE
Artikulli tjetërTRAFIKU I 12 KG KOKAINË TË PASTËR NGA HOLANDA NË BARI, ARRESTOHET SHQIPTARI