
18 prilli është shpallur dita ndërkombëtare e monumenteve dhe siteve arkeologjike që nga viti 1982. Tema e këtij viti është “Fatkeqësitë natyrore dhe konflikte nga këndvështrimi i kartës së Venecias”, e cila thekson nevojën urgjente për të trajtuar pasojat e ndryshimeve klimatike, në monumentet historike dhe sitet.
Objektivi i këtij 18 prilli është të ndërgjegjësojë njerëzit dhe bashkësitë lokale të vlerësojnë trashegiminë kulturore dhe t’a ruajnë nga fatkeqësitë natyrore.
Në kuadër të kësaj dite të gjithë muzetë janë të hapur dhe hyrja është e lirë për vizitorët si një mënyrë për kremtimin e kësaj dite.