18-vjeçari shqiptar përfundon në pranga për 30 euro

Një 18 vjeçar shqiptar në Itali i cili ishte në “arrest shtëpie”për vjedhje, grabitje dhe drogë është dëguar sërish në burg, pasi shkeli rregullat e paraburgimit. Ai kishte leje të dilte nga shtëpia çdo ditë nga ora 10-12 të paradites, por këtë të diel rreth orës 13.00 si shkoi në shtëpinë e një ish-shokut të tij në Pistoia, për t’i kërkuar atij 30 euro që ia kishte borxh. Aty ai është dëgjuar duke bërtitur dhe kërcënuar të riun dhe babain e tij, derisa policia ka mbërritur pranë banesës dhe e ka prangosur. Pas kësaj, i riu shqiptarë është akuzuar për shkelje të masës së sigurisë “arrest me burg” dhe “kërcënim”.

Artikulli paraprakKUSH PO E CËNON IMAZHIN E MYSLIMANËVE?!
Artikulli tjetërTRE GJYQTARË TË APELIT DURRËS NËN HETIM PËR KORRUPSION